LAJMET

Sveçla për arrestimin e kolonelit: Nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin e djeshëm, gjatë të cilit janë arrestuar katër persona, përfshirë edhe një zyrtar i lartë të Policisë së Kosovës – një kolonel – nën dyshimet për shmangie nga tatimi.

Në një reagim në Facebook, Sveçla theksoi se krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e veçanërisht jo në radhët e Policisë.

“Mbështes dhe njëkohësisht insistoj në veprime edhe më të vendosura të Inspektoratit, që radhët e Policisë të pastrohen nga elemente të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmëri më të madhe në vend”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Policia e Kosovës duhet të jetë gjithmonë në shërbim të luftimit të krimit, e jo të shndërrohet në strehë apo mburojë për veprimtari kriminale.

https://www.facebook.com/share/p/1DMy4LhBCh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *