SPORT

Xhudistja Erlule Musaj i sjell Kosovës medaljen e Artë

Xhudistja e re e Kosovës, Erlule Musaj ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik për Junior, të mbajtur në Edirne të Turqisë, duke u ngjitur në majë të podiumit.

Federata e Xhudos e Kosovës thotë se Musaj pati një paraqitje të jashtëzakonshme, plot përkushtim, strategji dhe shpirt të pathyeshëm luftarak, dhe tregoi se është një kampione e vërtetë, duke e kurorëzuar garën me medaljen e artë.

“Ky është një moment frymëzimi për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre. Krenarë për ty, Erlule”, shkroi Federata.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *