LVV: Taulant Kelmendi kandidat për kryetar të Pejës/Do ta kthejmë potencialin e qytetit
Taulant Kelmendi është zyrtarizuar kandidat për kryetar të Pejës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Vendisot.info
“Taulant Kelmendi është kryetari që Peja ka pritur – plot energji, përvojë dhe vizion për ta kthyer potencialin e qytetit në zhvillim të vërtetë”, kështu ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje, përmes rrjetit social Facebook.
Tutje, thuhet se “Peja, qyteti i kulturës, sportit, bujqësisë dhe turizmit, nuk mund të mbetet peng i stagnimit. Ajo meriton një udhëheqje me vizion të qartë, me dorë të sigurt dhe me zemër të përkushtuar për qytetarët e saj”.
Postimi i plotë:
Sot, në një atmosferë entuziazmi dhe mbështetjeje të gjerë nga qytetarët e Pejës, strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministri Albin Kurti, Sekretari Alim Rama, deputetja Fatmire Kollçaku dhe ish-deputeti Gramos Agusholli, u shpall zyrtarisht kandidatura e Taulant Kelmendit për kryetar të Pejës.
Kjo pjesëmarrje reflekton jo vetëm dëshirën e pejanëve për ndryshim, por edhe besimin, shpresën dhe vendosmërinë e tyre për ta bërë këtë ndryshim realitet.
Peja, qyteti i kulturës, sportit, bujqësisë dhe turizmit, nuk mund të mbetet peng i stagnimit. Ajo meriton një udhëheqje me vizion të qartë, me dorë të sigurt dhe me zemër të përkushtuar për qytetarët e saj.
Me Taulantin, Peja do të ketë kryetar që dëgjon dhe bashkëpunon, që përballet me sfidat dhe punon çdo ditë për t’i përmirësuar jetët e njerëzve. Ai do ta kthejë potencialin e qytetit në zhvillim të prekshëm, në arsim që frymëzon, ekonomi që gjallëron dhe infrastrukturë që lidh mundësitë me realitetin.
Më 12 tetor, Peja do të ecë me hap të sigurt drejt një të ardhmeje më të ndritur, të udhëhequr nga vizioni, përkushtimi dhe guximi i Taulant Kelmendit.
Ky është momenti i Pejës. Ky është kryetari që e meriton.
Më 12 tetor – fitojmë bashkë!