LAJMET

Subjekti politik “Ideal” i Nuredin Lushtaku i bashkohet PDK-së për zgjedhjet e 12 tetorit

Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj të mërkurën i është bashkuar subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar në këtë komunë.

Sipas Abelard Tahirit të PDK-së, ky subjekt udhëhiqet nga njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Lushtaku.

Tahiri, në një postim në Facebook, ka theksuar se “Ideali” dhe PDK do të jenë bashkë për zgjedhjet komunale të 12 tetorit të këtij viti.

“Pjesë e këtij subjekti kanë qenë shumë gra e burra që kanë dhënë kontribut të çmuar e të pandërprerë për Skenderajn dhe Kosovën. Nga sot, këto personalitete i bashkohen PDK-së, ndërsa subjekti “Ideal” përmbyll veprimtarinë e tij politike”.

“Në zgjedhjet e 12 tetorit, ata do të mbështesin kandidatin e PDK-së për Kryetar të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtakun. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, gjeneral Nuredin Lushtaku!”, u shpreh Tahiri.

I njëjti shtoi se pati kënaqësinë që të këtë aktivitet të jetë së bashku me deputetin Përparim Gruda dhe anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *