LAJMET

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumentit

Një person është ndaluar për 48 orë nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të policisë në Prizren.

I njëjti, dyshohet për vepren “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit’ si dhe ‘falsifikim të dokumentit”.

Siç njofton policia, një grup prej 39 personave kanë paraqitur kërkesa për marrjen e parcelave në shfrytëzim nga Agjencinë Pyjore të Kosovës, në zona të ndryshme të rajonit të Prizrenit. Lidhur me këto kërkesa dyshohet se të njëjtat nuk janë përpiluar dhe as nuk janë nënshkruar nga personat emrat e të cilëve janë evidentuar në këto kërkesa.

“Nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprimet përkatëse, duke përfshirë edhe zbatimin e masave hetimore, ku janë siguruar dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit, duke marrë para nga qytetarë të ndryshëm si dhe duke iu premtuar rregullimin e dokumentacionin të nevojshëm për të përfituar prona me qira nga APK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Vendisot.info

https://www.facebook.com/share/1ApyytzPYk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *