LAJMET

Dy persona dërgohen pa shenja jete në emergjencë nga aksidenti në Llapushnik, 19 vjeçari në gjendje të rëndë

Dy persona u dërguan pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Prishtinë, nga aksidenti që ndodhi në Llapushnik më saktë në rrugën Prishtinë – Pejë.

Klankosova.tv mëson se në Qendrën Emergjente u dërgua me ndihmë të shpejtë edhe një i ri i lindur ne vitin 2006, gjendja e të cilit është shumë e rëndë.

Bëhet e ditur se janë kryer ekzaminimet e duhura, me pacientin 19 vjeçar në respirator që po dërgohet në sallë të emergjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *