LAJMET

‘Avni Dehari e shkeli Kushtetutën’, Murati nuk do ta pranojë – e akuzon ulët gjykatën

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, e ka akuzuar ulët Gjykatën Kushtetuese për aktgjykimin për bllokadën në Kuvend, vendim ky që u publikua të hënën.

Në një postim në Facebook, Murati ka shkruar se aktgjykimi, siç thotë ai, duket si të jetë shkruar në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai madje e hodhi poshtë konstatimin që e nxori kjo gjykatë, se kryesuesi Avni Dehari ka bërë shkelje, duke thënë se përkundrazi ai ka vepruar në përputhje të plotë me kushtetutën.

“Kushtetuta është e njëjta si në vitin 2014. Nuk ka ndryshuar”.

“Në fakt, ky Aktgjykimi i publikuar dje edhe duket sikur është shkruar në zyret e PDK-së, për dallim prej atij të datës 26 qershor që megjithatë linte përshtypjen se ka pasur kontribut edhe nga vetë Gjykata”.

https://www.facebook.com/share/p/1FSfbvgzKT/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *