LAJMET

Nait Hasani i prerë për emrin e kryeparlamentarit: Nuk e votoj asnjë kandidat të VV-së

“Asnjë kandidat të VV-së”.

Kështu deklaroi sot deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, referuar votimit ose jo të një kandidati që propozohet nga Vetëvendosje për kryetar kuvendi.

Hasani, ndryshe nga PDK që kanë thënë se votojnë këdo prej deputetëve që s’ka qenë pjesë e qeverisë Kurti II, shtoi tutje se nuk e voton asnjërin prej 48 deputetëve të VV-së.

“Unë si Nait Hasani nuk e votoj asnjë deputet të VV-së, sepse ata janë shkelës të Kushtetutës”, deklaroi ai në T7.

Kujtojmë se nesër në ora 11:00 mbahet seanca e ’55-të me radhë për konstituim të Kuvendit të Kosovës, seanca e parë pas Aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, me afat tridhjetë ditor për konstituim dhe me kufizim në vetëm tri herë për një kandidat që mund të propozohet për kryetar kuvendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *