As Nenad Rashiq nuk i merr votat për nënkryetar, seanca e radhës të enjten
As Nenad Rashiq nuk i ka marrë votat për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
Para tij, votat nuk arritën t’i sigurojnë as Stefan Kovaçeviq dhe Verica Qeraniq.
Ky votim u bë me short, i cili erdhi pasi i propozuari i Listës Serbe, Slavko Simiq nuk i pati votat e mjaftueshme.
Seanca për sot është ndërprerë dhe e radhës do të vazhdojë të enjten në ora 11:00.