Ushtarët malazezë të arrestuar në Kosovë: Krivokapiqi dënohet, Llallatoviqi lë ushtrinë
Është marrë vendim për dy pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi që u arrestuan vitin e kaluar në Kosovë.
Rajko Krivokapiq, 34 vjeç dhe Dragutin Llallatoviq, 24 vjeç u arrestuan për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në Manastirin e Deçanit më 24 nëntor, mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Ushtari malazez Rajko Krivokapiq raportohet se u dënua për shkuarjen në Kosovë në nëntor të vitit të kaluar, pa dijeninë e eprorëve të tij, ndërsa procedurat disiplinore kundër shoqëruesit të tij Dragutin Lalatoviq , i cili gjithashtu u privua nga liria, u pezulluan për shkak se ai la shërbimin në Ushtrinë e Malit të Zi (UMZ).
Kjo u tha konfirmua për “Vijesti” nga Ministria e Mbrojtjes.
Mediumi malazez nuk ka marrë përgjigje nga Departamenti i Mbrojtjes në lidhje me pyetjen se çfarë dënimi iu shqiptua Krivokapqit dhe për çfarë shkeljeje disiplinore. Një burim nga Ministria i tha “Vijestit” se Krivokapiq u ndëshkua “ndoshta financiarisht”.
Bashkë me dy ushtarët ishte arrestuar edhe Marinko Jovanoviq, 24 vjeç.
Ata më pas ishin suspenduar.
Krivokapiq dhe Llallatoviq u arrestuan së bashku me Marinka Jovanoviq te Manastiri i Deçanit më 24 nëntor 2024 për shkak të mbishkrimit “Kosova është Serbi” në targat e tyre, dhe dy ditë më vonë ata u urdhëruan të mbaheshin në paraburgim për tridhjetë ditë, i cili më vonë u zgjat për të njëjtin numër ditësh.
Ata u akuzuan për “Nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”. Edhe pse paraburgimi i tyre u zgjat deri më 23 janar në fund të dhjetorit, ata u liruan shtatë ditë para skadimit të këtij afati, dhe një ditë më vonë Zyra e Prokurorit Special të Kosovës pezulloi hetimin kundër tre qytetarëve malazezë. Ata kaluan 55 ditë në paraburgim.