LAJMET

Haradinaj i shqetësuar: Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për pezullimin e dialogut strategjik.

Haradinaj tha se vendi ynë po i kalon ditët më të errëta në histori dhe krejt kjo për shkak të sjelljeve të “papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit”.

“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën.”

Si rrjedhojë, ai ka ftuar “të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”.

https://www.facebook.com/share/p/1F22hW9pP1/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *