LAJMET

Bajrami: Kurti dhe VV po zbatojnë agjendën e Serbisë dhe Rusisë për shkëputje të raporteve me ShBA-në

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik mes dy vendeve.

Ajo e quajti këtë zhvillim ndër lajmet më të këqija për Kosovën në vitet e fundit dhe akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Vetëvendosjen për dëmtim të raporteve me aleatin kryesor të vendit.

“Dëmi që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Albin Kurti dhe VV Kosovës është i pariparueshëm.

Ndërprerja e dialogut strategjik të Kosovës me SHBA është ndër lajmet më të këqija për Kosovën në vitet e fundit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin, janë dhe do të jenë aleati i pazëvendësueshëm për Kosovën.

Albin Kurti dhe Vetëvendosje po zbatojnë në përpikëri agjendën e Serbisë dhe Rusisë që Kosova të shkëputë raportet e partneritetit dhe bashëkpunimit strategjik të Kosovës me SHBA-në.

Secili prej nesh duhet të punojë për thellimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kush punon kundër është kundër Kosovës dhe është me Serbinë dhe Rusinë.

Rrugë të mesme nuk ka!”, shkroi Bajrami në Facebook.

https://www.facebook.com/share/p/1BM8Q7vx7F/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *