LAJMET

Tre ditë para Speciales, James Rubin përfundon dëshminë

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Për tri ditë rresht ai dha dëshmi në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rubin u shpreh se ka qenë e rëndësishme për të dhënia e kësaj dëshmie, derisa u shpreh se një gjë e tillë ishte edhe privilegj për të.

“Ka qenë privilegj për mua të jem këtu, pavarësisht që zgjati pak si shumë, është një kënaqësi e madhe për mua dhe përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”.

“Ishte me rëndësi për mua që isha këtu dhe ju thash mendimet e mia, dhe dhashë dëshminë time për këtë çështje”, deklaroi Rubin në përfundim të dëshmisë. /Vendisot.info/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *