LAJMET

Bilall Kqiku që vdiq pak ditë pasi tentoi t’i ikë Policisë kishte dorë në vrasjet në Kolovicë

Prokuroria e Themelore e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë ndaj katër të pandehurve, njëri në paraburgim e tre prej tyre në arrati, për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë në mars të 2024-ës.

Në këtë rast, ishte i përfshirë edhe një tjetër person, i njëjti i cili vdiq në korrik të këtij viti.

Ishte Bilall Kqiku ai i cili sipas policisë, po kërkohej si i dyshuar me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Megjithatë i njëjti ndërsa po tentonte ikjen nga autoritetet, ra nga lartësia e një ndërtese në Lagjen e Spitalit.

Si pasojë ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe pavarësisht trajtimit në QKUK, ai s’kishte arritur të mbijetonte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *