LAJMET

Ushtarët e Kosovës trajnohen për shpëtimin e jetës në fushëbetejë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj është realizuar kursi “Reaguesit e parë – Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”.

Sipas njoftimit, ky kurs ka për qëllim dhënien e njohurive për vetë përkujdesje shëndetësore.

Po ashtu, kursi synon ofrimin e ndihmës së parë, në rast lëndimesh ose sëmundjeve të papritura gjatë operacioneve në mjedise taktike dhe luftarake.

https://www.facebook.com/share/p/1CvbUTdQuT/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *