LAJMET

Presidentja Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e NATO-s Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë.

Osmani shprehu kënaqësinë e saj për këtë takim, teksa tha se ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Theksova poashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, tha Osmani.

https://www.facebook.com/share/p/1Wdppf2JA6/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *