LAJMET

Mbi 50% e fletëvotimeve nga jashtë janë numëruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Sipas KQZ, nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar 80 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 67 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

“Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që janë numëruar deri më tani është mbi 50% e tyre”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/p/17s64PQhhh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *