LAJMET

Zyrtari i arrestuar për kurdisje të tenderëve në vlerë 8.8 milionë euro është Lulzim Bajrami i AME

Policia e Kosovës ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë. Si rezultat, është arrestuar një zyrtar i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME).

Burime të Gazetës Express konfirmojnë se i arrestuari është Lulzim Bajrami, zyrtar në AME.

Ai dyshohet se ka ndihmuar operatorë ekonomikë të fitojnë tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme.

Vlera e përgjithshme e tenderëve të dyshuar kap shumën mbi 8.8 milionë euro.

Pas intervistimit, Bajrami është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *