LAJMET

KQZ: Ata që mbushin 18 vjeç përgjatë kësaj kohe do të mund të votojnë në balotazh, s’vlen për votimin me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot po mban mbledhjen e radhës ku po diskutohet rreth raundit të dytë të zgjedhjeve komunale që do të mbahet më 9 nëntor.

Në këtë mbledhje të KQZ-së është miratuar me shumicë votash, se ata që i mbushin 18 vjeç përgjatë kësaj periudhe kohore do të kenë mundësi që të votojnë në balotazh.

Megjithatë ata që jetojnë në diasporë dhe që mbushin 18 vjeç përgjatë kësaj periudhe, s’do të mund të votojnë për shkak të procedurave.

Nga listat e votuesve do të largohen personat që kanë ndërruar jetë dhe që eventualisht kanë hequr dorë nga shtetësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *