LAJMET

Abazi e quan Kurtin narcizoid: Jam bashkëfajtor që është sot në pushtet

Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, narcizoid politik.

Duke folur për të në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai tha se është bashkëfajtor që Kurti është në pushtet, dhe për këtë, publikisht u kërkoi falje qytetarëve.

“Ne kemi të bëjmë me një narcizoid politik, unë po them për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar afër, kam qenë zv,kryeministër në kohën kur është bërë për herë të parë e të vetme kryeministër prej opozitës 15-vjeçare”.

“Unë sot i kërkoj falje publikisht secilit njeri që kam menduar bashkë me ta që përfundoi tranzicioni dhe po fillon etapa e zhvillimeve të mëdha të Kosovës. Unë jam bashkëfajëtor që një njeri si ai është në pushtet sot”, u shpreh tutje Abazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *