LAJMET

Abdixhiku letër von der Leyen’it: Të hiqen menjëherë masat e BE’së, pushteti në veri është transferuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar me letër Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian që të hiqen masat ndaj Kosovës.

Në komunikatën e LDK’së, thuhet se kjo parti vlerëson se vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe nuk pasqyron zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, dhe se të njëjtat, është shtuar nga LDK’ja, po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e shtetit.

‘’Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës, në përputhje me parimet e drejtësisë, proporcionalitetit dhe partneritetit’’, thuhet mes tjerash nga LDK-ja.

Komunikata:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës.

LDK vlerëson se vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe nuk pasqyron zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend.

Masat e Bashkimit Evropian po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e shtetit.

Pushteti lokal në Republikën e Kosovës në komunat veriore tashmë është transferuar dhe është plotësuar kriteri i vendosur nga BE-ja.

Këto masa kanë dëmtuar drejtpërdrejt Kosovën dhe qytetarët e saj, e jo politikanët. Si pasojë, një numër i konsiderueshëm projektesh zhvillimore dhe investimesh të rëndësishme kanë mbetur të bllokuara dhe të parealizuara, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës, në përputhje me parimet e drejtësisë, proporcionalitetit dhe partneritetit.

Republika e Kosovës meriton trajtim të drejtë dhe mbështetje konkrete në rrugëtimin e saj evropian!

Në vijim letra e kryetarit dhe kandidatit për kryeministër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen.

https://www.facebook.com/share/p/1Bvo3o3zEs/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *