LAJMET

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka konsensus brenda partive politike për Presidentin, s’na u prezantua ndonjë kandidat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se “duket se është i pamundur” konsensusi politik për Presidentin.

Pas takimit të sotëm me kryeministrin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Abdixhiku tha se e sheh shumë të vështirë këtë çështje.

“Të them të drejtën, e shoh shumë të vështirë çështjen e konsensusit politik në këtë moment brenda partive politike shqiptare”, tha ai, duke treguar se është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Abdixhiku tha se “nuk ka ndonjë kandidat specifik në këtë fazë që na është prezantuar”.

Ai tha se do ta njoftojë grupin parlamentar të LDK-së për takimet.

“Nuk na është kërkuar vota për ndonjë emër specifik. LDK-ja me 15 deputetë as s’mund të caktojë emër për kandidat në këtë fazë e besa as s’mund t1% nominojë dikë, sepse siç e dini, duhen 30 nënshkrime”, tha ai.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *