LAJMET

Abdixhiku pas zgjedhjes së Bashës si kryeparlamentar: Aksidentet politike e triumfet e injorancës do të kapërcejnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë me një reagim pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook e konsideron këtë siç shkruan “një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj”.

“Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës”

“LDK aspiron më lartë.Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, shkruan Abdixhiku.

Dimal Basha u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës me 73 vota pro.

https://www.facebook.com/share/p/16cEdCLA9E/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *