LAJMET

Agim Çeku numër 10 në listën e AAK: Me Ramush Haradinajn triumfuam në ditët më të vështira, paçim fat

Agim Çeku do të jetë në listën e AAK-së për deputet.

Ai ka thënë se me kreun e partisë Ramush Haradinaj kanë triumfuar edhe në kohët më të vështira.

“Të dashur qytetarë, në këto zgjedhje si kandidat për deputet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, unë kam numërin 10. Me udhëheqësin e Aleancës, z. Ramush Haradinaj, triumfuam edhe në kohët më të vështira gjatë lirisë dhe ndërtimit të shtetit edhe këtë herë do të dalim triumfues. Paçim fat”, ka thënë Çeku.

https://www.facebook.com/share/p/17qZisuD4f/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *