Agim Veliu reagon pasi LDK nuk e përfshiu në listë
Ish-kryetari i Podujevës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, thotë se përjashtimi i tij nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 Dhjetorit nuk është vendim politik, por “manovër e ulët, e mbështjellë me frikë dhe kalkulime të vogla të individëve që e kanë harruar kush e ka mbajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës fituese për vite me radhë”.
Veliu deklaron se nuk është bërë barrë për askënd, “por duket se dikush është trembur nga fuqia ime elektorale dhe integriteti që e kam dëshmuar me punë e me votë, e jo me pazaret e zyrave të mbyllura! Ky vendim nuk më nëpërkëmb mua por fyen drejtpërdrejt votuesin që gjithmonë më ka mbështetur”, shprehet ai.
“Le ta dinë të gjithë: nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të lejoj që intrigat e disa zyrtarëve të frikësuar e pa integritet ta zhbëjnë punën time shumëvjeçare”, shprehet Veliu.
“Transparenca dhe drejtësia do të kërkohen deri në fund. Ky është vetëm fillimi”, paralajmëron ai.
Postimi i plotë:
