LAJMET

Ahengu familjar bllokoi rrugën në Prizren, gjobitet me 300 përgjegjësi

Një gazmend familjar në Prizren ka përfunduar me gjobë, pasi rruga “Alush Kryeziu” ishte bllokuar në të dy shiritat e qarkullimit, përtej orarit të lejuar.

Policia u njoftua nga qytetarët më 6 gusht, rreth orës 16:40, dhe pas intervenimit, konstatoi se organizatori kishte leje vetëm për njërën korsi dhe vetëm për një orë paradite.

Pasi festa vazhdoi përtej lejes dhe me bllokim total të rrugës, Policia shqiptoi gjobë prej 300 eurosh dhe hapi rrugën për qarkullim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *