LAJMET

Ahmeti falënderon Clarkun për dëshminë në Hagë: Koha për t’i kthyer djemtë tanë në shtëpi

Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti ka falënderuar gjeneralin e pensionuar amerikan, Wesley Clark, për dëshminë e tij në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Ahemti thotë se Clarku është legjenda e vërtetë.

“Falemnderit Gjeneral, Ju jeni legjenda e vërtetë! Drejtësia është në fjalët e Gjeneralit Amerikan Uesli Klark, ish komandantit të NATO-së”, ka shkruar ai.

Pos tjerash, Ahmeti bëri thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Lironi djemtë tanë! Këtë ua kërkon e vërteta dhe çdo dëshmi, çdo vuajtje e popullit tonë,çdo pikë gjaku e dëshmorëve dhe martirëve për liri, çdo gjymtyrë e invalidëve për pavarësi. Gjeneralin Kllark e kam takuar disa herë dhe që në takimin e parë më tha që gjakpirësi Millosheviq i kishte thënë që me shqiptarët e kam lehtë, thjeshtë i vrasim që të gjithë. Këtë e konfirmoi edhe në Hagë në sytë e gjithë botës”.

“Gjenerali i lirisë është dhe do të mbetet pjesë e historisë sonë kombëtare dhe ne jemi mirënjohës për jetë të jetëve miqve tanë që u rreshtuan me të drejtën e kombit shqiptar dhe kundër gjenocidit serb. Koha për ti kthyer djemtë tanë në shtëpi!!!”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/share/v/1ANWLDvBoD/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *