Aksident në rrugën Komoran – Carralevë, vdes një person
Një person ka humbur jetën nga aksidenti që ndodhi në rrugën Komoran – Carralevë.
Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ajo tha se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.