LAJMET

Aksion i njësisë antidrogë në Prizren, pesë të arrestuar

Një aksion antidrogë është zhvilluar sot në katër lokacione në Prizren, ku u arrestuan pesë persona, tre prej të cilëve u ndaluan për 48 orë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha për Express se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona, një pistoletë e prova tjera.

“Ju konfirmoj se si vazhdimësi e hetimeve të një rasti te mëhershëm, sot me datë 29.01.2026, Njësia e antidrogës në Prizren me mbështetje edhe te njësive tjera policore ka realizuar një operacion antidrogë në funksion të zbatimit të urdhër-kontrolli nga GJTH në Prizren ku janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme.

Gjatë operacionit të kontrollit sot, nga dëshmitë relevante janë sekuestruar edhe: substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona, një pistoletë etj.

Pesë persona janë arrestuar nga policia, nga ta dy janë derguar ne procedurë të rregullt dhe tre nga ta dërgohen ne mbajtje per 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia e antidrogës ne Prizren.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e abuzimit dhe trafikimit të substancave narkotike në të gjithë vendin. Do te aplikohet tolerancë zero ndaj grupeve dhe individëve të përfshirë në veprimtari kriminale, duke vepruar me vendosmëri dhe në përputhje me ligjin për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë.”

https://www.facebook.com/share/p/1F9qRsrtwr/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *