LAJMET

Aksioni te Agjencia Kadastrale, deklarohen nga prokuroria

Njësitet speciale të policisë mëngjesin e sotëm zbarkuan në objektin ku gjenden disa agjenci shtetërore.

Në fakt, ky aksion ka të bëjë me rastin e arrestimit të avokatit Venhar Hana, i cili u prangos më 11 qershor për falsifikim dhe mashtrim.

Për këtë u deklarua edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes zëdhënëses Kaltrina Shala.

Shala tha për Klankosova.tv se aksioni në fjalë po zhvillohet në Agjencinë e Arkivave dhe atë Kadastral dhe lidhet me veprat penale ““ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institutcionin e Arkivës dhe institutcionin kadastral të Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *