LAJMET

Alarmante: Nga janari, rreth 100 infermierë nisën ikjen nga Kosova

Gati 100 infermierë kanë nisur procedurat për largim nga vendi, vetëm gjatë pjesës së parë të 2025-ës.

Nga Oda e Infermierëve të Kosovës i kanë thënë Kiksit se deri më 20 qershor të këtij viti, 96 infermierë, mami e profesionistë të tjerë shëndetësor, kanë kërkuar licenca të paplastifikuara, dokument që nevojitet për emigrim.

Kjo odë njofton se është rritur po ashtu edhe numri i kërkesave për cerifikata të sjelles etike.

Nga 2 ceritikata të sjelljes etike të cilat ishin kërkuar në vitin 2019, në 2024, numri i këtyre kërkesave arriti në 119 sosh.

Ndërkohë, vetëm gjatë gjatëmujorit të parë të 2025-ës, kërkesën për këto certifikata e bënë 35 infermierë.

Ndërkaq, nga 9 licenca të paplastifikuara sa u kërkuan në 2019-ën, numri i tyre shkoi në 713 në vitin 2023. E sivjet, deri më 20 qershor, këtë dokument e kanë kërkuar 96 infermierë, mami e profesionistë të tjerë shëndetësorë.

Largimi i infermierëve, mamive e profesionistëve të tjerë shëndetësorë, sipas odes, jo vetëm që ndikon në cilësinë e shërbimeve shëndetësore, por sjellë pasoja afatgjata në sistemin shëndetësorë në tërësi.

E në listën e arsyeve të largimit të infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, sipas Bujar Vitisë, hyjnë edhe parregullësitë në konkurse.

Gazetari i Shëndetësisë thotë se nuk janë të rralla rastet kur ndryshohen kriteret e konkurseve e ka rrjedhje të pyetjeve të testit.

Këto ndryshime thotë se dëshmojnë kurdisjen e konkurseve, në të cilat përzgjedhen njerëz të afër me partinë në pushtet e familjarë të zyrtarëve.

Kjo praktikë,Vitia pohon se është e njëjtë në të gjitha nivelit e kujdesit shëndetësor.

Sipas tij, ky është edhe shaku që shumë studentë zgjedhin të studiojnë Infermieri, me të vetmin qëllim që diplomën e fakultetit ta shfrytëzojnë si urëlidhëse për të ikur në vendet evropiane.

Ky fenonem, ai thotë se ka shkaktuar mungesë stafi, sidomos të infermierëve në klinika, spitale, dhe në qendra e ambulanca të mjekësisë familjare.

Ndonëse nuk është e lehtë, rrugëzgjidhje nga kjo situatë ai e sheh rritjen e numrit të vendeve të punës nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave.

Gjendja hiç më e mirë nuk figuron as në institucionet e tjera të sektorit publik.

Sipas raportit vjetor të publikuar nga Këshilli i Pavaruar Mbikëqyrës për Shërbimin Publik, vetëm gjatë viti 2024 janë pranuar gjithsej 2 mijë e 137 ankesa nga nëpunësit publikë.

Numri më i madh i këtyre ankesave, plot 722 prej tyre, që përbëjnë 33.78 për qind të ankesave, janë ankesa që lidhen me konkurse.

Në raportin e KPMShCK-së, ankesat për konkurse pasohen nga ato për kompensim material, që sipas këtij këshilli, kanë të bëjnë me shqetësimin e nëpunësve civilë për diskriminimin dhe trajtimin jo të barabartë në realizimin e të ardhurave personale.

E vetëm gjatë 6 mujave të parë të 2025-ës, nga ky organ, përmes e-mailit, i kanë thënë Kiksit se kanë pranuar 1249 ankesa.

Edhe sivjet, numri më i madh i tyre lidhet me kontestim konkursi dhe kompensim material.

Ndonëse, ka vonesa për zbatimin e vendimet të këtij organi, nga KPMShCK-ja thotë se institucionet janë të detyruar të zbatojnë këto vendime dhe në përgjithësi, i respektojnë dhe zbatojnë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *