LAJMET

Albin Kurti: Përpiqem t’i edukoj e t’i formoj Edi Ramën dhe partnerët ndërkombëtarë me aftësitë e mia, kam dallime me ta

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një bashkëbisedim me shqiptarë në Federatën Pan-Shqiptare VATRA në New York në fund të shtatorit, u kishte folur atyre se si ai po përpiqej që t’i “formonte” e “eduktonte” kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe aleatët ndërkombëtarë.

Me Ramën, ashtu si me ndërkombëtarët, Kurti thotë se ka dallime përgjithësisht rreth qëndrimit karshi Serbisë.

“Tash, a ka ndonjë dallim? Ka dallime. Unë kam dallime me kryeministrin Rama, kam dallime jo rrallë edhe me partnerët tanë. Por në përgjithësi, mund të them që këto dallime kanë të bëjnë për qëndrimin karshi Beogradit zyrtar. Qaty po dallojmë. Këtu po dallojmë. Nuk mund ta fsheh këtë gjë. Unë përpiqem që t’i informoj e t’i formoj e t’i edukoj me të gjitha aftësitë e mia, por ato nuk janë të pakufishme. Prandaj, dallimet që i kemi, i kemi vetëm sa i përket qëndrimeve dhe qasjeve tona karshi Serbisë”, ka thënë ai, sipas një video të publikuar së fundmi nga Bashkim Berisha.

Kurti ka thënë se dallimet, qoftë me Tiranën zyrtare, qoftë me partnerët dhe aleatët auro-amerikanë, “shpeshherë kanë të bëjnë veçse karshi Beogradit”.

“Ne s’bëjmë asnjë gjë nga mllefi e për inat, por për hir të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, ka thënë ai.

Kurti shprehej se kjo nuk është pengesë për “të ecur përpara”.

Ndërsa ka përmendur nismën e Ballkanit të Hapur, ai ka thënë se “nuk është që s’po pajtohen këta me Qeverinë e Republikës së Kosovës, por po merr ca kohë kjo punë”.

https://www.facebook.com/share/v/178M1T1rS4/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *