Albulena Haxhiu: S’mund të thërras seancë për presidentin pa qenë dy kandidatë të propozuar
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri tani asaj i është dorëzuar vetëm propozimi i Glauk Konjufcës për president.
Haxhiu ka thënë se pa i pasur të paktën dy propozime për president, s’mund ta thërras seancën për zgjedhjen e presidentit.
“Respektimi i afateve kushtetuese është thelbësore. Deri tani kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, 30 deputet nënshkruar. Sipas dokumentacionit zyrtar, një pjesë e deputetëve të LVV-së dhe grupi multi etnik kanë nominuar z. Glauk Konjufca. Bazuar në kushtetutë dhe në interpretimin e kushtetuese, procedura kërkon që në proces të jenë më së paku dy kandidatë të vlefshëm. Votimi s’mund të fillojë pa u përmbushur kjo”, ka thënë ajo.
“Nëse s’kemi dy kandidatë që kanë nga 30 nënshkrime, s’mund të thërras seancë për zgjedhje të presidentit”, ka shtuar Haxhiu.
/ Vendisot.info
