LAJMET

Aliu: Ferizaji përuron nënkalimin më të madh në historinë e Kosovës

Në një atmosferë festive, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, është përuruar zyrtarisht nënkalimi më i madh ndonjëherë i ndërtuar në Kosovë – projekti i transformimit urban pranë Stacionit të Policisë në Ferizaj.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu, e cilësoi këtë vepër si “një kryevepër infrastrukturore dhe një simbol identitar për Ferizajn”.

Ngjarja u zhvillua nën tinguj festash, me qindra fishekzjarre, tullumbace bardhë e blu dhe flamuj amerikanë që u shpalosën në nder të Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve.

“Ishte një moment historik për Ferizajn. Nën buzëqeshjet e fëmijëve dhe entuziazmin e qytetarëve, përuruam një projekt madhor që do t’i shërbejë brezave të tanishëm dhe atyre të ardhshëm,” u shpreh Aliu.

“Ta gëzojë Ferizaj, ta gëzojnë ferizajasit,” tha kryetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *