LAJMET

Ambasadori Dugolli i pret në takim në Washington Haradinajn dhe kryetarin e Kushtetueses

Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Dugolli ka pritur në takim edhe kryetarin e Gkykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepin si dhe deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

“Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të mirëpresë në Ambasadë Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe deputetin Shaip Kamberi, të cilët ndodhen në Uashington, D.C., për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve’’, thuhet në postimin e Ambasadës.

https://www.facebook.com/share/p/1GMQB1Rp9t/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *