LAJMET

Arrestohet 34 vjeçari në Tiranë, posedonte armë sa për një ushtri (Pamje)

Një 34 vjeçar me inicialet E.S është arrestuar sot në Tiranë gjatë një operacioni të koduar “The Van”.

I njëjti dyshohet se posedonte armatim, thuajse sa për një ushtri.

” Sekuestrohen 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në njoftim thuhet se janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Krejt çka u gjet në rrugën “Myslym Shyri” të kryeqytetit shqiptar:

-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;

-6 armë zjarri automatike;

-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);

-1 silenciator;

-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;

-pjesë të ndryshme armësh zjarri;

-15 000 fishekë;

-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;

-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;

-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);

-pajisje për bllokimin e valëve;

-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;

-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

https://www.facebook.com/share/v/1BDhvp2BBs/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *