Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet një AK-47, karikatorë e municion
Një person është arrestuar nga policia në Prishtinë pasi në koordinim me Prokurorinë Themelore gjatë një kontrolli në një vendbanim i janë gjetur një armë AK-47, pesë karikatorë dhe municion, raporton Vendisot.info
Njoftimi i plotë i PK-së:
Tutje, ajo tha se personi i dyshuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Dërgohet në mbajtje një person për armëmbajtje pa leje
Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, sot kanë ushtruar kontroll në një vendbanim në Prishtinë,ku kanë gjetur dhe sekuestruar:
– një armë zjarri AK-47,
-pesë karikatorë si dhe municion.
Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën:
– Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.