LAJMET

Arrestohet një person pasi shtiu me armë për golin e Shqipërisë

Një person është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri në sheshin “Rexhep Luci” pasi golit që realizoi Shqipëria ndaj Serbisë në ndeshjen e futbollit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, i cili tha se i dyshuari është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *