Arrestohet qytetari që u përplas verbalisht me Fitore Pacollin dhe e quajti hajne
Është arrestuar qytetari Agim Pllashniku, i cili kishte protestuar ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Vajza e Pllashnikut për Klankosova ka bërë të ditur se i njëjti pas këtij veprimi është arrestuar nga policia.
E njëjta pohoi se babai i saj tashmë është në mbajtje.