‘Asfaltimi i hollë’ e ‘grumbullimi i ujit’ – deklarohet Kastrati
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, në prononcimin e tij për Vendi Sot, është deklaruar për herë të parë rreth denoncimeve të qytetarëve të cilët i kanë bërë në rrjetet sociale, në lidhje me projektin kapital ‘Malisheva urbane’, që është duke u realizuar në komunën e Malishevës .
“Sa i përket disa ankesave që kemi marrë nga qytetarët e komunës tonë se grumbullimi i ujit dhe shtresat e asfaltit, dua ti informoj qytetarët se punimet ende nuk kanë përfunduar dhe se shtresat e asfaltit janë dy, të cilat janë të parapara me kontratë, e që obligohet edhe operatori por edhe mbikëqyerësi jonë, përkatësisht komuna do të jetë shumë vigjilente që edhe shtresa e asfaltit edhe kualiteti i punimeve, e edhe dinamika e punës do t’i përmbaj ky projekt”, është shprehur Kastrati, duke theksuar ndër të tjerash se ankesat për të cilat i kanë shprehur qytetarët, i përkasin projekteve të realizuara jo mirë nga udhëheqësitë para tij./Vendi Sot/
Prononcimi i plotë: