LAJMET

Avokati i Pllashnikut reagon pas largimit të klientit të tij nga puna: Skandal si në Korenë e Veriut

Avokati i Agim Pllashnikut, Genc Gjini i cili së bashku me klientin e tij këtë të enjte kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj deputetes Fitore Pacolli, ka reaguar pas vendimit për shkëputjen e marrëdhënies së punës të klientit të tij nga ana e drejtorit të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka.

Sipas avokatit, largimi është bërë me shkelje të rënda ligjore, pa paralajmërim dhe pa ndonjë vërejtje paraprake ndaj punonjësit. Ai e ka cilësuar këtë veprim si politik.

“Skandal si ne Kore te Veriut, i nderpritetet mardhenia e punes Agim Plashnikut, pikerisht kjo pas dorezimit te kallzimi penal ndaj Fitore Pacollit, dhe skandaleve qe ajo eshte perfshire, pra si eshte e mundur dhe ne qfar baze, dhe pse bash mu ne kete kohe, Agim Plashnikut i shkeputetet mardhenia e punes, pa paralajmerim, pa verejtje dhe pa baze, andaj kjo eshte arsye se edhe nje kallzim penal te dorezojm tani per keqperdrorim te detyrave zyrtatare se vlerat demokatike ne kete vend, ketu si fjala e lire, me nuk gjejn vend dhe absolutisht nga keto veprime kuptohet se ne kete shtet mbizoteron diktatura”, ka deklaruar avokati.

Ai ka paralajmëruar kallëzim të ri penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke e konsideruar këtë rast si dëshmi të mungesës së lirisë së fjalës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *