LAJMET

Avokati Koci: Një bashkatdhetar është arrestuar në Serbi, pati me vete emblemën e UÇK-së

Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje që të mos kalohet nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë.

Ai tha se për këtë arsye është arrestuar një bashkatdhetar, veprim këtë të cilin ai e quajti arbitrar dhe juridikisht të pajustifikueshëm.

“Mos kaloni nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë. Sapo më erdhi informacioni se një bashkatdhetar ynë është arrestuar, pasi autoritetet serbe i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë. Ky veprim është arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshëm”.

“Shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane të të drejtave të njeriut. Në këtë rast, këto veprime po përdoren si mjet presioni politik. Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara. Çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare. Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale. Prandaj, për sigurinë tuaj, nëse kaloni tranzit nëpër Serbi, hiqni çdo shenjë të tillë”, ka shkruar Koci.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *