Bajrami: Energjia e importuar po vjen kryesisht nga Serbia
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me gjendjen aktuale në sektorin e energjisë në vend, duke thënë se energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji.
Ajo ka akuzuar Qeverinë për heshtje dhe mungesë transparence në një situatë të rëndë që sipas saj, po e paguajnë qytetarët.
Bajrami në një postim në Facebook, ka shkruar se aktualisht në KEK është funksional vetëm blloku A3, me një kapacitet prej 110 megavatësh, ndërsa akuzoi KOSTT-in për mospublikim të të dhënave ditore për ngarkesën, duke sugjeruar se kjo ndodhi për shkak të presioneve nga “lart”.
Postimi i plotë: