LAJMET

Bajrami: LDK në qeveri me këdo tjetër, por jo me VV-në

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë të qartë se partia e saj po hyn në garën zgjedhore me synimin për të dalë forcë e parë politike në vend.

Ajo theksoi se LDK-ja po forcohet çdo ditë me aderime të reja dhe me një mobilizim të plotë në terren, ndërsa përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me Vetëvendosjen.

“Ne në garë po shkojmë për t’i fituar zgjedhjet. Kemi një listë me plot aderime të reja dhe jemi duke punuar. Nuk kemi asgjë të përbashkët me VV-në; nuk ka respektuar shtetin, nuk ka respektuar ligjet dhe e shoh të pamundur një bashkëpunim me ta. Qëllimi ynë është të dalim të parët. Një qeveri me partitë tjera – jo me VV-në,” tha Bajrami. /Rtv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *