LAJMET

Bastiset banesa e 21-vjeçarit që e plagosi 44-vjeçarin në Suharekë, policia ende në kërkim të tij

Policia e Kosovës mbrëmë e ka bastisur banesën e 21-vjeçarit A.F., i cili dyshohet se e ka plagosur 44-vjeçarin B.Sh.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se bastisja u krye me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit A.F., 21 vjeçar, mirëpo i njëjti nuk është gjetur aty. Aktualisht nuk dihet se çfarë arme është përdorur në rast”, tha Bytyqi.

Tutje, Bytyqi tha se deri te plagosja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes të dy personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *