Betohet Ekrem Kastrati, zotohet se do të jetë kryetar i të gjithëve pa dallime
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, është betuar si kryetar i kësaj komune në mandatin e tij të dytë, raporton Vendisot.info
Postimi i plotë i tij:
Do të jem Kryetar i të gjithëve, pa dallim!
Sot dhashë betimin për mandatin tim të dytë si Kryetar i Komunës së Malishevës, një nder i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme ndaj qytetarëve që më besuan masivisht.
Falënderoj nga zemra të gjithë ata që sot morën pjesë në seancën solemne, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëpunëtorët, partnerët e koalicionit, anëtarët e asamblesë, administratën, strukturat e sigurisë, klerin, shoqërinë civile, mediat dhe mërgatën.
Mirënjohje e përhershme për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri.
Mirënjohje të veçantë për familjen time, për përkrahjen dhe forcën që më japin çdo ditë.
Urime mandatin e ri të gjithë anëtarëve të Asamblesë Komunale.
Malisheva ka ecur shumë përpara me projektin e Malishevës Urbane, dhe do të vazhdojmë edhe më fuqishëm në katër vitet e ardhshme!
Faleminderit për besimin. Zoti na ndihmoftë e na priftë e mbara!

