Blerta Deliu akuzon qeverinë Kurti se po sulmon mendimin ndryshe, ka një nxitje të një diskursi që kushdo që mendon ndryshe quhet “spiun i Serbisë”
Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu, në “Pressing” të T7, ka shprehur Kritika për Albin Kurtin.
Ajo ka thënë se asnjëherë shoqëria nuk ka qenë më e polarizuar.
Sipas saj, diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë që kushdo që mendon ndryshe “është spiun i Serbisë”.
“Shoqëria kosovare vazhdon me qenë më e polarizuarea se kurrë, sepse ka një diskurs që kush nuk mendon si ne është spiun i Serbisë. Ka pasur një tendencë të autoritarizmit që e kemi parë në vazhdimësi”, ka thënë ajo. /Gazeta Express
