LAJMET

Blerta Deliu pas incidentit të Zemajt: Gjuha e Vetëvendosjes ndërvite ka krijuar klimë urrejtje e përçarjeje

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten mes deputetit Armend Zemaj dhe një qytetari, duke rikujtuar fyerjen që ministrja Albulena Haxhiu dhe fjalët që Alban Krasniqi ia kishin bërë, Kadri Veselit, vite më parë.

“Para shumë vitesh, Albulena Haxhiu, nga foltorja e Kuvendit, iu drejtua Kadri Veselit me fjalët: “Ti je kriminel.” Më vonë, një tjetër përfaqësues i VV-së, Alban Krasniqi, sot me pozicion publik në institucione shtetërore, shkroi publikisht: “Pastë dorën e marë ai që merr në shenjë,” duke iu referuar po ashtu Kadri Veselit”, ka shkruar Deliu.

Ajo në një postim në “facebook” ka shkruar se si për vite me radhë, eksponentë të LVV-së kanë përdorur gjuhë fyese, përçmuese dhe nxitëse ndaj kundërshtarëve, gazetarëve dhe institucioneve.

“Nuk është për t’u habitur që kjo gjuhë ka krijuar një klimë urrejtjeje dhe përçarjeje që ndihet edhe sot në shoqërinë tonë. Albin Kurti dhe Vetëvendosja asnjëherë nuk është distancuar nga kjo gjuhë”, ka shtuar deputetja e PDK-së.

“E ne, që ishim në anën tjetër, shpesh kemi zgjedhur heshtjen, duke besuar se durimi dhe heshtja janë forcë. Sot po e shohim se heshtja ndaj dhunës, fyerjeve dhe përbuzjes nuk është mençuri, është dëm për të gjithë ne. Dhuna, qoftë fizike apo verbale, nuk ndërton shtet. Dhuna sjell dhunë, dhe për këtë, kemi faj të gjithë.”, ka përfunduar deputetja Blerta Deliu pas incidentit që ka ndodhur të premten mes deputetit Armend Zemaj dhe një qytetari.

https://www.facebook.com/share/p/16tJY2LFT5/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *