LAJMET

Bugaqku jep 6 kritere kushtetuese që çojnë vendin në zgjedhje – Moszgjedhja e Presidentit s’është një nga to

Vullnet Bugaqku nga KDI, ka komentuar situatën politike në vend rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit dhe mundësisë për të pasur zgjedhje të reja.

Në postimin e tij, Bugaqku, ka thënë se Kushtetuta përcakton ‘’qartë’’ gjashtë kritere apo rrethana që mund ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Sqarim: Afati 30 ditor i përcaktuar në Kushtetutë, për zgjedhjen e Presidentit para skadimit të mandatit të Presidentit aktual është obligim kushtetues procedural por nëse nuk respektohet, nuk ka sanksion eksplicit kushtetues, ligjor dhe politik për Kuvendin e Kosovës’’, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në mënyrë të qartë, ka përcaktuar gjashtë (6) kritere apo rrethana kushtetuese që mund ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme mund të bëhet në këto rrethana:

1. Nëse dështon zgjedhja e Qeverisë për dy herë radhazi (neni 95, paragrafi 4 i Kushtetutës);

2. Nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk formohet Qeveria (neni 82, paragrafi 1, pika 1 e Kushtetutës);

3. Nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës (neni 82, paragrafi 1, pika 3 e Kushtetutës);

4. Nëse dështon procedura e zgjedhjes së Presidentit pas zhvillimit të tri raundeve të votimit (neni 86, paragrafi 3 e Kushtetutës);

5. Nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve (neni 82, paragrafi 1, pika 2 e Kushtetutës);

6. Gjithashtu, Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës pas votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë (situatë fakultative, jo detyruese – neni 82, paragrafi 2 i Kushtetutës).

Sqarim: Afati 30 ditor i përcaktuar në Kushtetutë, për zgjedhjen e Presidentit para skadimit të mandatit të Presidentit aktual është obligim kushtetues procedural por nëse nuk respektohet, nuk ka sanksion eksplicit kushtetues, ligjor dhe politik për Kuvendin e Kosovës.

https://www.facebook.com/share/p/1ZKViMEoW7/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *