Burim Paçarizi – Zëri i qytetarëve që kërkon ndryshimin në Malishevë
Në një kohë kur qytetarët e Malishevës po kërkojnë me ngulm një ndryshim të vërtetë në mënyrën e qeverisjes lokale, kandidati për asamble komunale, Burim Paçarizi, rikthehet në garë me një vizion të qartë: një Malishevë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me mundësi për të gjithë.
Për katër vite radhazi, arkitekti Burim Paçarizi ka shërbyer si përfaqësues i qytetarëve në asamblenë komunale. Gjatë kësaj kohe, ai ka qenë një nga zërat më aktivë dhe të guximshëm në evidentimin dhe adresimin e problemeve reale me të cilat përballen qytetarët – nga infrastruktura e dobët, tek mungesa e zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimi joefikas i resurseve lokale.
“Për fat të keq, partia në pushtet nuk i ka marrë kurrë parasysh vërejtjet tona. Ata nuk e kanë dëgjuar qytetarin – por vetëm interesat e tyre personale”, deklaron Paçarizi, duke shprehur qartë se kauza e tij nuk është e re, por një vazhdimësi e përkushtimit për një qeverisje ndryshe.
Tri shtylla kryesore të angazhimit të tij janë:
- Korrektësi dhe transparencë në çdo proces vendimmarrjeje
- Mirëqenie për çdo familje, përmes politikave sociale të qëndrueshme
- Zhvillim real, jo vetëm premtime të bukura
Për Burim Paçarizin, nuk mjafton të jesh vetëm pjesë e një asambleje – duhet të jesh zëri i qytetarit, kontrolluesi i pushtetit dhe shtytësi i ndryshimit. Ai kërkon mbështetjen e bashkëqytetarëve që të vazhdojë të jetë pjesë aktive e këtij procesi, tani me më shumë përvojë, më shumë guxim dhe më shumë vendosmëri.
Më 12 tetor, qytetarët e Malishevës kanë një mundësi reale për të kthyer besimin në institucionet lokale.
✅ Voto Nr. 7 – Burim Paçarizi
✅Voto Nr. 191 -PDK
✅ Ma mirë për Malishevën


/Vendisot.info/
